12 Janar, 2024

EMRI/ Konfirmohet banori i parë i “Big Brother VIP 3”


Moderatori dhe producenti i njohur shqiptar, Meriton Mjekiqi është banori i parë i “Big Brother VIP 3”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare “Top Channel”, duke iu dhënë fund njëherë e mirë lajmeve për pjesëmarrjen e Mjekiqit në këtë reality show.

Prej shumë vitesh Meritoni është pjesë e pandashmë e ekranit, i cili ka rreth 12 vite karrierë në media.

Kujtojmë që shumë emra të personazheve të njohura shqiptare po qarkullojnë në rrjet se do të bëhen pjesë e “BBVIP 3”, ku ndër ta janë Romeo Veshaj, Bardhi, Meri Shehu, Roza Lati, Julian Deda dhe shumë të tjerë.

© Panoramaplus.al