“Big Brother VIP Fan Club” do të drejtohet nga moderatorja Enxhi Nasufi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo teksa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Enxhi tha që e ka me shumë dëshirë që të prezantojë këtë emision, ndërsa tregoi se tashmë do të ketë shumë punë.
“Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.
Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf. Silvester po qe cun i mirë do të vijë aty në back stage të më ndihmoj aty mbrapa.”- tha moderatorja.

“Big Brother VIP 3” do të nisë nesër me 13 janar 2024, i cili do të moderohet nga Ledion Liço.

Mirëpo krahas tij do të startojë edhe emisioni “BBV Fanc Club”, përmes së cili do të diskutohen situatat më interesante që kanë ndodhur në këtë shtëpi.

Numëri i konkurentëve që do bëhen pjesë e këtij spektakli është dyfishi i vitit të kaluar, ndërsa deri më tani në rrjet po qarkullojnë disa emra ku ndër ta janë, Julian Deda, Roza Lati, Bardhi, Heidi Baci, Romeo Veshaj, Meri Shehu.



ren
© Panoramaplus.al

