Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania”, do të startojë së shpejti, ndërsa shumë personazhe të njohura do të bëhen pjesë e spektaklit në garën për të fituar çmimin e madh.

Disa ditë më parë është zbuluar se balerini i njohur Graciano Tagani dhe këngëtari Endrik Beba do ti bashkohen shtëpisë më të famshme.
Mirëpo së fundi disa burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar edhe tre VIP-a të tjerë që do të bëhen pjesë e “Big Brother Vip”.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Bradhi, moderatori e kuzhinieri Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu), megjithëse lajmi akoma nuk është konfirmuar nga faqja zyrtare e spektaklit.




