Ditën e djeshme është zbuluar se Enxhi Nasufi do të jetë moderatorja e “Big Brother VIP Fan Club”, përmes së cilit do të bëhen përmbledhjet javore dhe komentohen situatat më interesante të spektaklit.

Mirëpo së fundmi disa burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar edhe dy opinionistët e emisionit.
Bëhet fjalë për ish-banorin e “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka dhe ish-konkurenten e “Dancing with the Stars” Ina Kollçakun.

Dyshja njihen për natyrën e tyre thumbuese, ndërsa presim të shohim se si do të përshaten së bashku dhe me moderatoren Enxhi Nasufi.
“Big Brother VIP 3” do të startojë mbrëmjen e sotme, ku do të zbulohen për herë të parë konkurentët që do të bëhen pjesë e spektaklit, në garën për të fituar çmimin e madh.
Përsa i përket opinionistëve të “BBVIP” ata do jenë Arbër Hajdari i cili ka qenë edhe dy vitet e kaluar, ndërsa në krah tij është deputetja Oriela Nebiaj.


