13 Tetor, 2020

Emocionuese/ Gruaja sjell në jetë fëmijën gjatë orës së provimit! Ja ç’ndodhi me të dhe me foshnjën


Një grua nga Illionis ka sjellë në jetë foshnjën e saj në mes të provimit të drejtësisë.

lind gjatë provimit (4)

Brianna Hill, një vajzë e sapodiplomuar në “Universitetin Loyola” në Çikago, e dinte se do të ishte shtatzënë gjatë këtij provimi, por nuk ia mori mendja që do sillte në jetë fëmijën në atë datë.

Mendoja se do isha vetëm 28-javëshe shtatzënë kur do të bëja provimin. Megjithatë, për shkak të pandemisë testi u shty në tetor dhe kështu isha 38-javëshe.

Bëja edhe shaka në fillim, duke thënë se do e jepja provimin nga krevati i spitalit. Por nuk më doli edhe aq shaka, e mora mësimin”,- tregon Hill.

lind gjatë provimit (3)

I përshtatur me kushtet e Covid-19 , versioni i ri i provimit parashikonte që gjatë dy ditëve provimi të ndahej në katër pjesë 90-minutëshe. Gjatë kësaj kohe duhet të rrije para kompjuterit dhe të mos lëvizje fare që të mos dyshonin për kopje.

Ndjeva diçka gjatë 30 minutave të para të provimit. Shpresoja që ujërat të mos më kishin plasur,”- tha Hill. “Por nuk mund të shkoja të kontrollohesha dhe kështu mbarova seksionin e parë të provimit. Sapo u ngrita kur mbarova, e kuptova që më kishin plasur ujërat“.

lind gjatë provimit (1)

Por edhe hyrja në sallën e lindjes nuk e ndaloi Hill-in të përmbushte qëllimin e saj.

Unë bëra pushimin, u pastrova, thirra partnerin tim, maminë dhe mamanë, qava sepse isha pak në panik, pastaj u ula për të marrë pjesë në seksionin e dytë, pasi mamia më tha se kisha kohë para se të lindte nevoja të shkoja tek spitali.

Hill tha se arriti në spital rreth orës 5:30 pasdite dhe djali i saj lindi pas orës 10 pasdite.

lind gjatë provimit (2)

Kështu, të nesërmen, stafi i spitalit i siguroi Hill-it një dhomë bosh për të përfunduar provimin. Hill bëri pjesën tjetër të provimit në atë dhomë dhe madje e ushqeu me qumësht fëmijën gjatë pushimit që kishte midis seksioneve të provimit.

© Panoramaplus.al