24 Shkurt, 2021

Emma Watson heq dorë nga aktrimi, arsyeja i fejuari i saj biznesmen


Ylli i “Harry Potter”, Emma Watson po heq dorë nga aktrimi për t’iu përkushtuar të fejuarit të saj.

Lajmi u konfirmua nga agjenti i 30-vjeçares, i cili tha se Emma Watson nuk do të aktrojë më, duke deklaruar se ajo “s’po merr më përsipër projekte të reja”.

Daily Mail raportohet se ylli i Hollywood ka vendosur të tërhiqet në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me të fejuarin e saj, biznesmenin Leo Robinton, me të cilin është në një marrëdhënie prej 18 muajash.

“Ndoshta ajo dëshiron një familje”– tha një burim, teksa komentoi vendimin e saj.

Çifti raportohet se ka jetuar fshehurazi në Ibiza për disa javë.

Tani janë kthyer përsëri në Los Angeles, ku biznesmeni shet kanabis legalisht.

Watson u bë e famshme në moshën 10-vjeçare, me rolin e Hermione Granger në filmin e parë të Harry Potter.

Ajo shkëlqeu krah aktorëve Daniel Radcliffe në rolin e Harry Potter dhe Rupert Grint, me rolin e Ron Weasley.

Më pas Emma aktori në filmat The Bling Ring, The Perks of Being a Wallflower, Beauty and the Beast dhe së fundmi në Little Women në vitin 2019, që ishte edhe projekti i saj i fundit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al