13 Janar, 2021

Emma Roberts publikon foton e parë me djalin e saj dhe zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për të


Emma Roberts, e cila njihet për rolin e saj në “Scream Queens”, mirëpriti fëmijën e saj të parë bashkë me bashkëshortin, Garret Hedlund, në fund të vitit të kaluar, shkruan “Mirror”.

emma roberts (4)

Aktorja 29-vjeçare ka publikuar së fundmi foton e parë me djalin në krahë, teksa ka zbuluar edhe emrin e tij: Rhodes Robert.

emma roberts (8)

Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë që shkëlqen Rhodes Robert Hedlund”, shkroi aktorja krahas fotos.

emma roberts (9)

Komentet ishin të mbushura me fjalë dhe urime pozitve jo vetëm nga fansat, por edhe nga miqtë e saj të famshëm.

emma roberts (6)

Emma konfirmoi se ishte shtatzënë në muajin gusht të vitit të kaluar, duke publikuar në rrjete sociale një foto me barkun e rrumbullakosur teksa pozonte krah partnerit të saj.

emma roberts (2)

Garret, i cili më parë ishte në një lidhje me Kirsten Dunst, është po ashtu një aktor.

emma roberts (5)

Dyshja mendohet se filloi të dilnin për herë të parë bashkë në mars të vitit 2019, në New York.

emma roberts (7) emma roberts (1) emma roberts (3)

© Panoramaplus.al