Modelja e mirënjohur shqiptare Emina Çunmulaj është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku ajo ka publikuar foton e parë të bebes së bashku me partnerin e saj.

Modelja është bërë nënë e një tjetër vajze dhe vetë ajo na ka njohur me detajet e lindjes. Në fakt vogëlushja ka ardhur në jetë më 22 maj.

Gjithashtu Emina ka bërë të ditur edhe emrin e vogëlushes së sapoardhur në jetë. Çifti ka vendosur ta quajnë vajzën Mia Soraya Nazarian. Kujtojmë se modelja e mirënjohur shqiptare ka një tjetër vajzë, e cila quhet Ella Faria.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
