Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj po shijon disa ditë relaksi në bregdetin e jugut të Francës, duke ndarë me ndjekësit në Instagram momente të veçanta nga pushimet.

Në disa prej fotografive, Emina shfaqet pranë bashkëshortit të saj, miliarderit iranian Sam Nazarian, i cili festoi 50-vjetorin e lindjes.

Emina ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj të veçantë, ku veçanërisht bie në sy një veshje me print leopard, me të cilën pozon mes natyrës, nën dritën e diellit.


