7 Shtator, 2017

Emina Cunmulaj “merr pjesë” në javën e modës në New York


Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka publikuar disa foto në rrjete sociale në të cilat shfaqet si gjithmonë elegante dhe e veshur plot stil. Modelja ndodhet këto ditë në New York për javën e modës që po zhvillohet atje.

Nuk e dimë nëse Emina do të marr pjesë si modele sfiluese në javën e modës apo do të jetë thjesht një vëzhguese publiku në eventin më të rëndësishëm të modës amerikane. Por ndërkohë shohim Eminën që në fotot e publikuara në faqen e saj zyrtare në Instagram na prezantohet e veshur mjaft moderne në një version “street style” dhe poshtë fotove shkruan “Hello Fashion week NY”.

Mahnitëse dhe energjike Emina edhe në këto foto si në çdo publikim të saj.

© Panoramaplus.al