Emily Ratajkowski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard.

Lajmin e bukur e ndau vetë modelja 29-vjeçare me anë të një postimi në Instagram, duke zbuluar se djali i tyre ka lindur katër ditë më parë, shkruan “Daily Mail”.

Emily dhe partneri i saj zgjodhën emrin Sylvester Apollo Bear për të voglin e tyre.
“Sylvestes Apollo Bear i është bashkuar tokës. Sly erdhi në jetë më 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”,- shkroi ajo.

Pak kohë më parë, bukuroshja tha në një intervistë se nuk do ta zbulonte gjininë e fëmijës, sepse “ai do të rritej në një familje me gjini të paanshme”, dhe do ta përcaktonte vetë atë kur të mbushte moshën 18 vjeç.

Aktorja dhe partneri i saj janë martuar në shkurt të vitit 2018, pak kohë pasi kishin nisur romancën me njëri-tjetrin.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Emily ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ndjekësve për shkak të postimit të fotove topless, e madje së fundmi ajo ndau edhe një koleksion të tyre.


