30 Janar, 2018

Elvana Gjata rikthehet në Shqipëri, ja ku do e shihni së shpejti


Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, Elvana Gjata ka bërë ditur se ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rikthyer në Atdhe, Shqipëri, me disa projekte interesante.

Ndërkohë në media është përfolur se këngëtarja e njohur do të mbajë për herë të parë një koncert recital, si dhe do të publikojë këngën e saj më të re në gjuhën shqipe.

Por përpara këtyre, Elvanën do ta shohim sërish në një intervistë televizive. Këtë e ka bërë të ditur moderatori Ermal Mamaqi i cili nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se Gjata do të jetë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe ka ftuar ndjekësit e tij t’i bëjnë pyetje.

Ndërsa intervista e fundit televizive e këngëtares ka qenë rreth tre vite më parë në emisionin “Top Show”, ndaj rikthimi i saj në ekran është i shumëpritur.

© Panoramaplus.al