Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të njohura e më të dashura të publikut shqiptar, me një rrugë të gjatë artistike. Këngëtarja së fundmi bujë të madhe me albumin e saj më të ri “3EP” me këngë shqip që dukshëm lanë mbresa në publik dhe po pëlqehen nga kushdo.

Ndërkohë para pak minutash ajo ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të një shkrimi të vjetër, të bërë para pesë vitesh në “Facebook”, në të cilin këngëtarja ndante me fansat ndjesitë e saj.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë.
Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm.
Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim ,mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jete!”-shkruan Gjata.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
