Më 3 shkurt do të mbahet koncerti recital i këngëtares Elvana Gjata, e cila u rikthye në Shqipëri, pas një qëndrimi për më shumë se 1 vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se Gjata do të mbajë një koncert privat ku do të ketë shumë pak të ftuar.

E mesa duket një prej tyre do të jetë dhe blogerja e njohur Irena Kita, e cila i ka zbuluar edhe ftesën që i ka bërë këngëtarja.
Një ftesë me një foto bardh e zi të këngëtares ku i fton miqtë më të afërt në shtëpinë e saj thuhet në ftesën e publikuar nga Irena.

© Panoramaplus.al

