
Festivali i Këngës në RTSH është kthyer në një nga temat më të diskutuara në rrjet dhe jo vetëm këto ditë, pasi fitorja e Arilena Arës ka bërë bujë dhe ka ngjallur debat tek tifozët e Elvana Gjatës.
Edhe kjo e fundit e shprehu qartë mërzitjen e saj pasi u rendit e dyta dhe në një postim në rrjetet sociale disa orë më vonë tha se e ndiente veten fituese.
Ndërkohë që së fundmi JOQ ka publikuar një video ku shihet një fanse e Elvanës, e cila është me lule në dorë dhe kërkon që t’ja dhurojë pasi ka mbaruar Festivali.
Këngëtarja e ka injoruar të voglën, e cila nga mërzitja ka filluar që të qajë.

© Panoramaplus.al

