6 Tetor, 2017

Elvana Gjata gati për projektin e ri muzikor, sapo na vërtetoi edhe një ‘dyshim’


Pas hitit “Forever is Over”, këngëtarja Elvana Gjata  duket se po përgatit surprizën e radhës. Përgjatë muajve të verës këngëtaren e pamë në disa vende, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, nga ku nëpërmjet fotografive që postonte ishte duke na dhënë sinjalet e diçkaje të re që pritet të nis.

Edhe sot ajo ka publikuar në Instagramin e saj disa foto ku tregon se është duke punuar për një projekt të ri  muzikor.

Elvana nuk ka treguar më tepër detaje se kaq.. Nuk dihet nëse ajo sërish do të vijë në një bashkëpunim me ndonjë emër të njohur të muzikës botërore, apo do të jetë me ndonjë ‘single’, por dimë të themi se këngëtaren po e shohim shumë në formë në këtë foto. Dhe për çudi edhe ajo si disa personazhe të tjerë të showbizit sapo na e konfirmoi që kapelet janë ajka e modës së këtij vjeshtë-dimri.

 

 

© Panoramaplus.al