13 Mars, 2018

Elvana Gjata dhe Bora Zemani vishen njësoj, ja sa kushton veshja e tyre


Këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatorja sportive Bora Zemani, kanë zgjedhur që të provokojnë rrjetin me të njëjtën veshje, që është mjaft interesante.

Gjata dhe Zemani u panë lozonjare teksa mbanin veshur një bluzë të gjatë të kuqe.

Nuk po i ‘hyjmë valles’ të përcaktojmë se kujt i rri më mirë, pasi  që të dyja bukuroshet u dukën një mrekulli, por ajo që bën më tepër përshtypje është çmimi i lirë që veshja ka.

 

Ajo kushton vetëm 20 Euro dhe duket një çmim i përballueshëm për thuajse çdo vajzë që do ja verë qëllim vetes ta ketë.

PAMORAMA PLUS

© Panoramaplus.al