17 Shkurt, 2020

Elton John humb zërin në mes të performancës dhe ndërpret koncertin, mes lotësh zbulon sëmundjen që u diagnostikua


Elton John njoftoi se është diagnostikuar me pneumoni gjatë turneut në Auckland, Zelandën e Re, të dielën.

Këngëtari britanik ndaloi performancën e tij duke thënë se është thellësisht i mërzitur.

72-vjeçari po performonte në skenë në stadiumin e Mount Smart kur humbi zërin dhe shpërtheu në lot.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale, ai shihet duke qarë ndërsa del nga skena dhe mijëra fansa i japin mbështetjen duke u ngritur në këmbë.

Në një postim më vonë në Instagram, John shkroi: “Dua ti falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin tim mbrëmjen e sotme në Auckland. U diagnostikova me pneumoni sot por isha i vendosur që t’iu jepja performancën më të mirë të realizuar ndonjëherë.”

Ndërsa më pas shtoi: “Këndova me gjithë zemër derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer dhe thellësisht i mërzitur.”

Sipas një prej fansave në koncert, këngëtari i tha audiencës: “Zëri im ka ikur plotësisht, më vjen keq.”

 

© Panoramaplus.al