Don Xhoni mori famë pas “freestyle-t” të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit që theu shumë rekorde, duke i bërë atij një vend në industrinë e muzikës.
Ky ‘freestyle’ i reperit është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret në mbarë botën për realizimin e videove të famshme të këtij aplikacioni.

Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë, tashmë ka kaluar 4 milionë shikime dhe qindra mijëra pëlqime.

Por, surpriza e vërtetë ka ardhur sot. Faqja e famshme, e titulluar “Ellen Tv Show”, e cila i përket moderatores së njohur Ellen DeGeneres, e ka shpërndarë këtë video në profilin e saj.
Kjo faqe numëron mbi tre milionë ndjekës, duke bërë që automatikisht kënga e Donit të përhapet edhe më shumë në nivel ndërkombëtar.

Aktualisht, videoja numëron mbi 25 mijë pëlqime dhe mbi 1,000 komente.
© Panoramaplus.al

