17 Dhjetor, 2020

Ellen DeGeneres flet pas infektimit me Covid-19, rrëfen një nga simptomat që nuk njihet nga të gjithë


Ellen DeGeneres ka folur për një nga simptomat e saj të koronavirusit, pasi testoi pozitive.

ellen degeneres (2)

Drejtuesja e një prej emisioneve më të njohura ‘Ellen TV Show’, 62 vjeç, u dha fansave një azhurnim mbi gjendjen e saj të mërkurën, duke ndarë një video, ku thotë se ndihet 100% mirë, sipas “Daily Mail”.

Moderatorja vuri në dukje që dhimbja e mundueshme e shpinës është një simptomë, midis atyre që janë diagnostikuar me virusin.

ellen degeneres (1)

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua të them faleminderit për të gjitha urimet. Unë ju vlerësoj shumë,”- tha DeGeneres. “Ndihem vërtet mirë. Një gjë që ata nuk jua kanë thënë është se keni, disi, dhimbje torturuese në shpinë,” vazhdoi ajo, duke shtuar se nuk e dinte që kjo ishte një simptomë.

Ellen foli për herë të parë për diagnozën e saj të koronavirusit të enjten, duke ndarë në një deklaratë në mediat sociale se ajo ishte pozitive për Covid-19.

ellen degeneres (3)

Për fat të mirë, tani jam mirë,” shkroi ajo në një mesazh në Twitter. “Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC ((Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve).

Shfaqja “Ellen DeGeneres” ishte xhiruar pa një audiencë në studio dhe me një përzierje të ftuarish të famshëm virtualë, që nga sezoni 18 që u shfaq në shtator.

© Panoramaplus.al