Meqë fundviti po afrohet, shumë persona kanë vendosur që ta sjellin që tani atmosferën e festave, prandaj kanë nxjerrë zbukurimet dhe kanë vënë pemën.

Festa ka ardhur edhe në shtëpinë e Elita Rudit dhe Gjikos, dhe këtë e ka treguar vetë moderatorja nëpërmjet postimeve të bukura në Instastory.

Elita ka realizuar disa foto e video që tregojnë atmosferën e ngrohtë në shtëpi, ndërkohë që mbizotëron ngjyra blu.

Në një nga videot, duket edhe pema e Vitit të Ri, për të cilën, Elita duket se është kujdesur që të dekorohet deri në detaje.
Elita dhe Gjiko së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata do të mirëpresin në jetë një vajzë, pas Zërit, fëmijës së tyre të parë.



