23 Dhjetor, 2020

Eliona Pitarka në pritje të ëmbël me partnerin misterioz, aktorja tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur


Aktorja e humorit Eliona Pitarka prej disa kohësh përflitej se ishte në pritje të ëmbël, por qëndroi e heshtur deri tani.

Ajo konfirmoi lajmet se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin misterioz, me disa pamje të publikuara në rrjetet sociale kur tregon barkun e madh të rrumbullakosur.

Eliona Pitarja pozoi e veshur me një buze ngjyrë të kuqe teksa qëndronte e ulur dhe për një moment kthen kameran nga barku dhe vendosi dorën mbi të.

Në pamje shihet qartë, tashmë barku i rritur i aktores së humorit.

Gjithashtu ajo publikoi edhe një foto e veshur me rroba të bardha të gjëra dhe i drejtoi ndjekësve pyetjen: “Sa muajshe mendoni se jam ketu ? ??”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Thashethemet se aktorja ishte shtatzënë nisën të qarkullonin pasi ajo nisi të publikonte foto në rrjetet sociale me fustane të gjera, për të mbuluar barkun.

Megjithatë ky detaj nuk i shpëtoi dot ndjekësve të saj që menjëherë filluan ta uronin për pritjen e ëmbël.

Pak muaj më parë, Eliona Pitarja i tha ‘Po’ propozimit për martesë të partnerit të saj, identitetin e së cili ka vendosur ta mbajë të fshehtë pavarësisht kuriozitetit të ndjekësve për të mësuar se kush është mashkulli që I ka rrëmbyer zemrën.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al