4 Dhjetor, 2020

Eliona Pitarka konfirmon shtatzëninë! Aktorja shqiptare në pritje të fëmijës së parë


Pasi i tha “PO” propozimit për martesë nga i dashuri, Eliona Pitarka ka qenë në qendër të vëmendjes sërish, pasi dyshohej se aktorja ishte shtatzënë.

eliona pitarka (8)

Mbrëmjen e djeshme, ajo bëri një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet në lidhje me jetën e saj private nuk munguan as këtë herë.

eliona pitarka (5)

Po planifikon të krijosh familje në një të ardhme të afërt apo synon ende karrierën?”- e pyeti një nga ndjekëset.

eliona pitarka (6)

Eliona Pitarka i është përgjigjur menjëherë, duke shkruar: “E kush tha që nuk mund të bëhen të dyja paralelisht? Sepse unë po i bëj të dyja”, duke konfirmuar një herë e mirë zërat për pritjen e ëmbël.

eliona pitarka (7)

Edhe pse ndjekësit i kërkojnë herë pas here që të publikojë një foto me partnerin e saj, aktorja sërish ka zgjedhur ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.

eliona pitarka (4)

Miq e të afërm flasin se ajo po përgatitet të veshë fustanin e bardhë, dhe ceremonia e dasmës do të jetë dhe rasti ku ata do të njihen nga afër me djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

eliona pitarka (2) eliona pitarka (6)

© Panoramaplus.al