17 Shkurt, 2024

Elia Zaharia e shkuar, e harruar! Princ Leka dhe fotografia që i rrëmbeu zemrën shijojnë haptazi romancën, pamjet me të dashurën e re të kapur për dore në mes të Tiranës


Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, Princ Leka nuk fshihet më në daljet publike me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashi. Kjo e fundit njihej si “fotografja e Familjes Mbretërore”, por tanimë njihet si vajza që i vodhi zemrën Princit.

princ leka blerta celibashi elia zaharia

Pasi ai e ka konfirmuar zyrtarisht divorcin me aktoren Elia, ai tashmë është shfaqur së bashku me fotografen Blerta Celibashi edhe rrugëve të kryeqytetit. Të dy të kapur dorë për dore duket se po e shijojnë haptazi romancën e re pa u ndikuar nga asnjë. Prej muajsh, emri i tij ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë.

princ leka blerta celibashi

Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij me Elia Zaharian. Pas 15 vitesh, Princ Leka dhe aktorja kanë vendosur të ndahen. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re.

princ leka blerta celibashi1

Dyshja janë parë së bashku për herë të parë në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.

princ leka

Së fundmi, fotografja ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj. Ndërkohë, vëmendje ka marrë komenti i Princ Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësisht edhe si konfirmim i romancës së tyre.

princ leka Blerta Celibashi1

Ai ka komentuar “emoji” me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit.

princ leka Blerta Celibashi2princ lekaprinc leka1elia zaharia princ lekaelia zaharia princ leka1elia zaharia princ leka3elia zaharia princ leka2elia zaharia princ leka5elia zaharia princ leka6elia zaharia princ leka7

© Panoramaplus.al