Në një intervistë për “Panorama Plus”, reperi Eli-G është shprehur se “për një tip si ai, ajo femër që do ai, mund të më e sigurt në botë”. Ai ka shtuar gjithashtu se asnjë femër nuk është rrezik.

Në dashuri, ti i beson zemrës apo mendjes?
Sigurisht besoj te zemra, pasi mendja të tradhton, ndërsa zemra kurrë jo. Nëse dashuron me zemër, je i dashuruar, nëse dashuron me mendje, e ke thjesht fiksim.
Me një tip si ty, një vajzë mund të ndihet e sigurt apo e rrezikuar?
Me një tip si unë, ajo femër që dua unë, mund të ndjehet femra më e sigurt në botë.
Një vajzë e bukur në sytë e tu?
Ajo që shoh çdo ditë, dua çdo ditë dhe më bën të buzëqesh çdo ditë.
Një femër tunduese, si duhet te jetë për të cilën ia vlen të rrezikosh?
Asnjëherë femra nuk është rrezik. Çdo femër është e mirë, e brishtë në shpirt dhe mrekullia e tetë e botës, besoj unë. Nuk tundohem lehtë, nëse mua s’më pëlqen ta bëj, por prapë nëse bën diçka me paramendim, nuk e quaj më rrezik.
KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
