27 Mars, 2018

Eli Fara uron të bijën për ditëlindje: Edhe 100 Marushka ime (FOTO)


Eli Fara dhe Marina janë padyshim mami dhe vajza më seksi të showbiz-it shqiptar. Vitet janë ndalur për Eli Farën, ndërsa vajza e saj Marina sa vjen e bëhet më e komentuar, sidomos për format trupore dhe fotot provokuese.

Marina feston sot ditëlindjen, e në këtë ditë nuk kishte si të mungonte një urim nga e ëma, e cila fillimisht i ka dërguar të bijës një buqetë me lule.

Ndërsa më vonë këngëtarja shumë e dashur për publikun ka postuar një video nga momentet më të bukura me Marinën, një foto të Marinës kur ishte e vogël dhe një tjetër tani e rritur dhe disa foto të tyre së bashku.

Me këtë postim Eli ka zbuluar edhe se Marinën me përkëdheli e thërret Marushka.

“Gëzuar ditëlindjen. Edhe 100 Marushka ime. Qofsh e lumtur gjithë jetën. Të dua shumë jeta ime”, shkruan Eli Fara.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al