E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, e vlerësuar gjithmonë jo vetëm për zërin, por edhe pamjen e saj, Eli Fara.
Më e vogla e “Piter Panit”, Paola e pyeti këngëtaren nëse dëshiron të bëjë një bebe.

“Ç’të të them”, u përgjigj fillimisht Eli duke buzëqeshur. “Djalë apo vajzë e do?”, e pyeti Paola.

Të vegjlit “Në kurthin e Piter Pan”, e mbuluan me komplimente këngëtaren Eli Fara, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si një 20-vjeçare.
Si ia bën ti meqë je e bukur dhe meqë je 20 vjeçe? Çfarë bën kur je 20 vjeçe?
“Jam 20 vjeçe? Po ja, pres të martohem”.
A do doje të bëje një bebe tjetër?
“Ç’të të them tani…”
Çun apo gocë?
“Unë do doja çun në fakt sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe, edhe më ka mbetur peng që nuk e kam bërë”.
Dhe dëshira e këngëtares u plotësua nga drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i solli asaj Gabrielin, një djalë vetëm 3 muajsh e gjysmë.
Fara i këndoi atij një ninullë dhe me humor tha se nëse Marina, vajza e saj, nuk bëhet me bebe mund edhe ta mendojë që të adoptojë një fëmijë tjetër.

