Pas suksesit në “The Voice of Italy” dhe “Eurosng”, këngëtarja shqiptare Elhaida Dani udhëton nga një shtet në tjetrin për të performuar. Ajo është mjaft e komentuar për jetën e saj profesionale ashtu edhe për atë private.

Por këtë herë Elhaida ka treguar se është përballur me një situatë vërtetë të pakëndshme. Teksa po udhëtonte me avion, këngëtares i është derdhur kafja në pantallonat e bardha që kishte veshur duke i lënë njollë.

“Këshillë për veten: Mos pi kafe në avion kur ke veshur për herë të parë xhinse të bardha. Nuk është diçka e zgjuar”, shkruan Elhaida në videon e postuar në “Instastory” ku filmon pantallonat e bardha dhe kafen e derdhur.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al

