31 Janar, 2018

Elgit Doda më romantik se kurrë, poston foto të bukur me Klean në shtrat


Janë një ndër çiftet më të rinj të showbiz-it shqiptar dhe që kur lidhja e tyre u bë publike, sytë e të gjithëve janë mbi Klea Hutën dhe Elgit Dodën. Çifti poston shumë rrallë foto me njëri-tjetrin, kështu që fansat e tyre janë gjithnjë në pritje të ndonjë pamje romantike nga ata të dy.

Pavarësisht kësaj, këngëtari Doda ka vendosur që të prishë pak heshtjen, duke postuar në “Instastorie” një foto të ëmbël.

Në foton bardh e zi shihet dora e producentit të njohur teksa mban dorën e të dashurës së tij, Kleas, duke lënë të kuptohet se ata të dy janë pranë njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al