Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila këtë vit përfaqësoi Qipron në “Eurovizion”. Ajo u përfol mjaft në media së fundmi për shkak të origjinës së saj shqiptare, të cilën para disa kohësh e kishte mohuar.

Në intervistat e ndryshme që ka bërë gjatë “Eurovizion”-it, Eleni u shpreh se ishte krenare që vinte nga Shqipëra. Këto deklarata nuk u pritën mirë nga grekët, të cilët madje i kërkuan që të largohej nga Greqia.
Së fundmi, në një postim në profilin e saj në “Instagram”, Foureira ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë në Tiranë për të mbajtur një koncert madhështor.

Eleni ka lançuar turin e saj muzikor dhe mes vendeve ku do të performojë, ka vendosur që datën 25 korrik t’ia kushtojë Tiranës, për të mbajtur një koncert që me siguri do të ndezë kryeqytetin.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

