10 Maj, 2018

Eleni Foureira në qendër të vëmendjes, mediat i zbulojnë lidhjen me futbollistin spanjoll


Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, e cila këtë vit përfaqësoi Qipron në “Eurovizion”, po përflitet nga të gjithë për performancën e saj madhështore që dha në skenë, ku mediat greke, por jo vetëm e krahasuan atë me Beyonce-n.

Sigurisht që tani këngëtarja është në sytë e të gjitha mediave rozë, përveç karrierës së saj muzikore, kryefjalë e shkrimeve është edhe jeta e saj private. Pikërisht për këtë çështje mediat greke kanë nisur hulumtimet dhe bëjnë në ditur se Eleni është në një lidhje prej një viti me futbollistin spanjoll Alberto Botia.

Këngëtarja arriti të kalojë në finalen e “Eurovizion”-it me këngën e saj “Fuego”. Tani është për tu parë se si do të shkojnë gjërat për këngëtarët shqiptarë, që për fat të mirë do ta prekin në të njëjtën ditë natën e madhe të “Eurovizion”-it.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al