Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion, Eleni Foureira, ndezi skenën e sheshit Skënderbej me performancën e saj.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare Eleni Foureira ndezi skenën e sheshit “Skënderbej” me performancën e saj.
Këngëtarja që përfaqësoi Qipron në “Eurovizion” u mirëprit ngrohtë nga publiku shqiptar, të cilët kërcyen nën ritmin e këngëve të Elenit.
Ndërkohë gjatë performancës, Eleni bëri krenarë të gjithë shqiptarët, teksa i përshëndeti ata në shqip.
“Si jeni, mirë?”, tha Eleni sapo u ngjit në skenë.
© Panoramaplus.al

