1 Nëntor, 2018

Elegante dhe seksi, Jennifer Lopez i nxjerr të gjitha me këtë fustan (FOTO)


Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez ka mahnitur të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, teksa u shfaq me një fustan të “Valentino “Haute Couture, pa asgjë tjetër në trup.

Fotografia e 49-vjeçares është shfaqur në kopertinën e “Instyle”. Gjatë një interviste Jlo është shprehur se imazhi i trupit të saj ka ndihmuar që të pranohen më shumë format e mbushura.

“Edhe sot vazhdoj të mbaj vathë me rrathë të mëdhenj dhe stoli floriri. Më pëlqen ta përziej madhështinë e stolive me stilin e lagjeve të thjeshta”, ka thënë këngëtarja me famë botërore.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al