23 Dhjetor, 2020

“Ekzistoj vetëm prej këtij personi të mrekullueshëm’- Nëna e reperit feston 80 vjetorin e lindjes, Diddy i dhuron çek 1 milionë dollar dhe makinë


Nëna e reperit me famë botërore, Diddy festoi të hënën 80 vjetorin e lindjes.

Në ndër të mamasë, Janice Combs, reperi organizoi një darkë familjare në Los Angeles ku së bashku me fëmijët e tij i dhanë dhurata.

Djali i Combs, Justin i dhuroi një gjerdan diamanti me pseudonimin e saj “Mimi” të vendosur mbi të.

Më pas Diddy e befasoi duke i dhënë një çek prej 1 milion dollarësh përpara të ftuarve, por dhuratat nuk u ndalën këtu.

Më pasi 51- vjeçari nxorri të ëmën jashtë ambientit ku po festonin dhe i tregoi makinën tip Bentley që i kishte dhuruar, që ishte parkuar në rrugë.

“Nuk mund ta besoj këtë”- tha një Janice e tronditur.

Diddy i bëri edhe një dedikim emocionues nënës së tij në rrjetet sociale, ku shkroi:  “Unë ekzistoj vetëm për shkak të këtij personi të bukur, punëtor, të dashur, gazmor, që gjithmonë më thotë të vërtetën të vërtetë, të zgjuar dhe të mrekullueshëm. Gëzuar 80 vjetorin e lindjes, nënës më të mirë në botë! Të dua përgjithmonë!”

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al