Transgjinorja Edona James me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” ka arritur të bëjë për vete një publik të gjerë, të cilët e kanë zgjedhur disa herë të preferuar.

E njohur për natyrën e saj të hapur dhe pa komplekse, konkurentja së fundmi i ka bërë thirrje publike reperit të njohur shqiptar, Don Xhoni që të vijë ta viziojë tek dhoma e rrëfimeve.
“Eja në dhomën e rrëfimeve, edhe unë po vi menjëherë pas”, tha Edona që mesa duket tregoi se Don Xhon është artisti i saj i preferuar.

Nga ana tjetër të gjithë banorët mbetën të habitur nga deklarata e transgjionores dhe pëlqimi që ajo ka për reperin.
© Panoramaplus.al
