Tre banorët më pak të preferuar nga publiku për këtë javë janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi.

Treshes do t’i bashkohet edhe Vesa, pasi theu rregullat e Vëllait të Madh duke u arratisur gjatë sfidës së kazermës.
Gjithçka mbeti në dorën e Eglës, të cilës për shkak se ishte lidere e kësaj jave, “Big Brother” i ka dhuruar një avantazh në lojë.
Të zgjedh kë do të shpëtojë nga 4 të nominuarit duke e zëvendësuar me një nga banorët.
Banorja ka zgjedhur të shpëtojë Elvisin duke e zëvendësuar atë me Fatjonin.
Me vendimin e Eglës në televotim do të shkojë Ervini, Gabriele, Fationi dhe Vesa. Publiku do të votojë emrat e sipërpërmendur deri të martën, duke larguar një prej tyre.
© Panoramaplus.al
