4 Prill, 2018

Egla Harxhi publikon foton e veçantë të të birit dhe bashkëshortit


Pas fotografive nudo, marrëdhënies treshe shumë të komentuara dhe deklaratave të shumta në media, Egla Haxhia këtë vit e nisi me një lajm të bukur.

Në janar ajo u bë nënë për herë të parë. Egla solli në jetë një djalë, foto të të cilit postian menjëherë si ajo dhe bashkëshorti, Ale de Basseville. Që të dy tregonin se sa të lumtur ishin për ardhjen në jetë të princit të tyre.

Egla ka vazhduar të publikojë foto të Luciferit, ku pak ditë më parë tregoi edhe fytyrën me një imazh shumë të ëmbël ku i vogli shihej duke buzëqeshur.

Ndërsa një ditë më parë, ish-Missi ka postuar një foto të rrallë ku shfaqen dy princat e saj, Lucifer dhe Alexander, të dy të shtrirë ndërsa ajo u kushton disa fjalë të përzgjedhura.

“Dashuria në formën më të çiltër është shpërndarje e lumturisë. Nuk kërkon asgjë në shkëmbim dhe nuk pret asgjë që t’i kthehet. Dashuria është një fenomen shpirtëror, ndërsa epshi është fizik. Egoja është psikologjike, dashuria shpirtërore”, shkruan Egla.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al