16 Mars, 2022

Efi zbulon për herë të parë se çfarë fshihet pas karakterit të saj prej “çunakeje”: Krijova vetëmbrojtje sepse…


Efi është një nga vajzat më të komentuara në Për’puthen këtë sezon. Ajo ka tërhequr vëmendje me ngjashmërinë në pamje me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën, e po ashtu është akuzuar se ka bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, një element ka rënë në sy në karakterin e Efit, fakti që ajo është paksa ‘çunake’. Shpesh ajo reagon me ashpërsi ndaj situatave të ndryshme dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë se i mungon feminiliteti.

Ditën e sotme Efi ka folur rreth kësaj pjese të karakterit të saj. Ajo tha se ka jetuar vetëm për shumë vite në vende të ndryshme të botës dhe çunat dhe burrat e shihnin si një vajzë të bukur dhe e ngacmonin. Për këtë arsye ajo tha se vendosi të marrë një rol tjetër dhe të linte pas brishtësinë.

“Ata që supozohet se kanë interes nuk më kanë pyetur. Vetëm Samiu më pyeti. Pasi u ndava nga i dashuri që kisha 4 vite lidhje do doja mos të jetoja më në Shqipëri por të ikja jashtë. Dhe hasa me shumë vështirësi. Kisha gjininë mashkullore që përballesha dhe nuk më shinin si njeri që kërkoja punë por mundoheshin të më shfrytëzonin. Ndaj vendosa të marrë një rol tjetër që mos të më shihnin më si femër. Kjo ishte vetëmbrojtja që unë krijova.”

Ditën e sotme u transmetua takimi i saj me Samiun që kishte shkuar shumë mirë. Dyshja kohët e fundit janë shumë të afërt. Kjo vjen pasi gjatë Për’puthen Prime Efi u refuzua nga Mevlani dhe Bledi të cilët vendosën të ndërpresin njohjen me të.

© Panoramaplus.al