7 Mars, 2024

“Efi Dhedhes më ka marrë të dashurin”/ Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” habit me deklaratën! Çfarë ndodhi mes dy vajzave?


Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2” Mikela Pupa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera ka folur edhe për miqësinë që ka me Efi Dhedhes.

Dy vajzat shpesh herë kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se miqësia e tyre është krisur.

E teksa Mikela u pyet nga moderatorja Aulona Musta në lidhje me raportin e tyre, ajo tha që tashme Efi i ka marrë të dashurin, pasi dyshja tashmë kanë hapur një studio për tatuazhe.

Efi që ta dini ju të gjithë ma mori të dashurin dhe bëri një biznes me të. Ata janë ortakë dhe kanë biznesin e tatuazheve bashkë. Ne nuk i postojmë gjatë gjithë kohës me njëra-tjetrën se kur postojmë na thonë ju ngelët bashkë, kur nuk postojmë na thonë ju jeni ndarë.”- tha Mikela.

© Panoramaplus.al