17 Maj, 2021

“Edhe unë nuk i kam qejf hiç…”/ Si e priti Edi Rama batutën te filmi “I love Tropoja”? Mamaqi rrëfen prapaskenat dhe bisedën me kryeministrin


Producenti dhe aktori i njohur i filmave Ermal Mamaqi ka rrëfyer se si e priti kryeministri Edi Rama ftesën e tij për të marrë pjesë në “I love Tropoja”. Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola” në News 24 Mamaqi tregon se Rama ka qenë shumë bashkëpunues.

Mamaqi

Ai rrëfen se në një moment i kishte thënë kryeministrit se nuk do të çoheshin nga tavolina pa e mësuar gjithë tekstin. Me humor shtoi se nëse do t’i bërtiste Edi Ramës si ndonjë aktori tjetër, projekti do të kthehej në një film horror.

Ermal Mamaqi tha se pjesa me helikopter është bërë me 3D, sepse Rama po hezitonte të hipte në helikopter për shkak të angazhimeve por edhe pasi kushtet e sigurisë së helikopterit nuk ishin në nivelet e duhura për një kryeministër.

Sa i takon batutës pikante të filmit: “Ti qenke burrë, jo ky krushku im që mezi i mban pantallonat”, Ermali tregoi se përgjigjja që duhej të thuhej nga kryeministri ishte “Edhe unë nuk i kam qejf hiç brekët”. Mamaqi tha se kishte nguruar t’ia kërkonte batutën Ramës pasi mendonte se ai nuk do ta mirëpriste. Megjithatë reagimi i kreut të qeverisë ishte krejt ndryshe.  “Po qenka e bukur”, kishte thënë ai.

© Panoramaplus.al