18 Dhjetor, 2020

Edhe pse kërkoi fjalje, vazhdon të ‘ndëshkohet’. Rita Ora fiton çmimin për ‘sjelljen më të keqe të vitit’


 

Daily Mail shpalli listën e personave që janë sjellur me keq për këtë vit në 5 vjetorin e ‘Bad Manners Awards – the BMAs’ dhe mes tyre ishte emri i këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Orës.

Ajo shkeli rregullat e vendosura nga qeveria britanike për mospërhapjen e COVID-19, duke organizuar fshehurazi një festë për 30-vjetorin e lindjes.

Fotot e këngëtares teksa dilte nga lokali së bashku me miqtë e saj u bënë virale dhe Rita Ora kërkoi fjale për sjelljen e saj.

Megjithatë, duket se pasojat e veprimit do i vuajë edhe për disa kohë, pasi së fundmi Daily Mail i ka dhënë cmimin si ‘Personi me sjelljen më të keqe për vitin 2020.

‘Ajo që askush prej nesh nuk e dinte deri kohët e fundit, është se Rita Ora nuk është vetëm këngëtare, por edhe një mikrobiologe shumë e kualifikuar dhe e specializuar në viruse,’- shkruan tabolidi britanik.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al