3 Qershor, 2019

Edhe pse ishte me bashkëshortin, fansi guxon dhe puth këngëtaren e famshme (VIDEO)


Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, ka patur një moment të sikletshëm teksa ishte me bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth, duke dalë nga një hotel në Barcelonë.

Teksa ata po shkonin drejt makinës që po i priste, shumë fansa ndodheshin aty për t’i përshëndetur. Teksa Miley po ecte me Liam, ajo u mundua që të shmangte turmën.

Por në një video të publikuar në “Twitter”, vihet re sesi një fans arriti që të merrte nga këngëtarja atë që donte. Fillimisht ai e prek në kokë dhe më pas e tërheq me zor nga vetja dhe e puth në faqe.

E gjithë kjo zgjati vetëm pak sekonda, derisa bashkëshorti e mori pranë vetes. Ndërkohë Miley  Cyrus ishte në Barcelonë për të performuar në festivalin Primavera Sound.

© Panoramaplus.al