24 Dhjetor, 2020

“Edhe pse dua shumë të …”- Chrissy Teigen ndan lajmin e trishtë me ndjekësit: Nuk do mbetem më shtatzënë


Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka ndarë një lajm me trishtë me ndjekësit e saj, pasi pësoi abort spotan.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur John Legen është shprehur se nuk do të mbetet më shtatzënë.

“Më pëlqen të jem shtatzënë, aq shumë, dhe jam i trishtuar që nuk do të jem më kurrë,”– shkroi modelja amerikane në Instagram.

Ajo shoqëroi postimin me një foto ku tregonte trupin e saj post-shtatzënisë.

35-vjeçarja humbi djalin e saj, të cilin ajo dhe Legend e kishin quajtur Jack, në shtator, pasi kishte ndërlikime gjatë të shtatzënisë dhe gjakderdhje.

“Edhe pse nuk jam më shtatzënë, çdo pjesë e kësaj pasqyre më kujton se si mund të dukesha tani”- shkroi modelja krahas imazhit.

Teigen nuk sqaroi në postimin e saj nëse nuk mund të mbetej më shtatzënë apo ishte këshilluar nga mjekët e saj.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Nuk kam asnjë ide pse e kam akoma këtë bark, sinqerisht por është frustruese. Gjithsesi, jam krenare se ku ky rrugëtim e çoi trupin dhe trurin tim. Por unë jam me fat që kam dy të vegjël të mahnitshëm që po rriten cdo ditë,”– përfundoi modelja.

Ndërkohë Chrissy Teigen dhe John Legend janë prindër të dy fëmijëve.

Modelja dokumentoi gjithë procesin e shtatzënisë së saj dhe me pas abortin spontan në rrjetet sociale, në një seri postimesh prekëse.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al