Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj Younes Bendjima, thuhet se po presin një fëmijë. Ylli televiziv ka tre fëmijë më Scott Disick, ndërsa mediet amerikane thonë se ajo është shtatzënë fëmijën e katërt.

“Kourtney gjithmonë ka dashur të ketë fëmijën e 4, por nuk ka dashur që ti ketë me partner të ndryshëm”, ka thënë një burim i afërt i familjes. Deri më tani është bërë publike se Kim dhe Kylie do të bëhen nëna të vajzave, përderisa Khloe ende nuk ka zbuluar diçka për gjininë e fëmijës.
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë dy fëmijë, ndërsa fëmijën e tretë do tua sjell në jetë nena surrogate. Kylie dhe Travis Scott po presin fëmijën e parë, ndërsa Khloe po pret gjithashtu fëmijën e parë me basketbollistin Thompson.
© Panoramaplus.al

