28 Nëntor, 2020

Edhe bashkëshorti turk i Almeda Abazit nuk e harroi Ditën e Pavarësisë! Ja urimi që bëri për të gjithë shqiptarët


Almeda Abazi është martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, të cilit i ka mësuar edhe të flasë shqip.

almeda tolgahan sayisman (6)

Tolgahan nuk e harron prejardhjen e partneres së tij dhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, aktori ka bërë një urim në shqip.

almeda tolgahan sayisman (7)

Në një postim në Instastory, ai shkruan:

Gëzuar 28 nëntorin Shqipëria”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një shqiponjë dhe me flamurin shqiptar.

almeda tolgahan sayisman (4)

Ndërkohë, disa orë më parë, Tolgahan publikoi një foto të tijën në Instagram krah së cilës shkruante edhe në shqip “E kështu”, duke treguar se Almeda ende përpiqet t’i mësojë fjalë të reja.

almeda tolgahan sayisman (3)

Çifti para dy ditësh dha lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë, por gjininë ende nuk e kanë zbuluar.

almeda tolgahan sayisman (5)

Ata kanë një djalë të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

© Panoramaplus.al