16 Dhjetor, 2023

“Edhe 200 mijë euro po t’mi jepni nuk qëndroj”- Blero largohet me dëshirë nga “BBV”, çfarë ndodhi që këngëtari mori vendimin e papritur


Këngëtari i njohur Blero Muharremi mbrëmjen e djeshme është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova”, duke hequr dorë përfundmisht nga gara për të fituar çmimin e madh.

Blero heq dorë nga çmimi i madh, largohet me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Kosova

Gjatë primet të spektakit ai tha se arsyeja që ai mori këtë vendim është për shkak të presionit të madh që ka në këtë shtëpi, duke treguar se se mirëqenia dhe shëndeti i tij mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.

I rënduar nga gjendja psikologjike dhe me lot në sy, Blero tha që edhe nëse ja japin edhe 200 mijë euro nuk mundet që të qëndrojë edhe një javë në këtë shtëpi.

“Jam keq, shumë keq. Kam pas një dridhje para dy javësh, por më të vështirë e kam tani se spo mundem të bëj asgjë.  S’po mundem që të qesh e të fla smetë gjithë. Gjithçka është shumë, po luaj mendësh këtu brenda. Spo mundem që të shikoj asgjë, dua që të vdes këtu brenda. Është shumë e vështirë. Spo mundem që të shikoj asgjë, të duroj asgjë, spo mundem që të marr frymë, spo mundem që të haj asgjë.  Spo mundem që të qesh fallco, o Zot. Spo mundem më që të luaj viktimën. Po të mi japësh edhe 200 mijë euro s’do kisha mundur që ta çoj deri në fund edhe një javë se do kisha vdek. Kam mendu 100 herë se si të bëj lojëra dhe taktika me ja u nxjerr fytyrën.”– tha kngëtari.

© Panoramaplus.al