14 Mars, 2026

Ed Sheeran rrëfen momentin e vështirë kur gruaja e tij u diagnostikua me kancer: Ishte dita më e keqe e jetës sime!


Këngëtari i njohur  ka ndarë publikisht momentin e vështirë kur mori lajmin se gruaja e tij, Cherry Seaborn, kishte kancer, duke e quajtur atë “ditën më të keqe të jetës së tij”.

ed s

Mjekët zbuluan një tumor në krahun e Cherry në shkurt të vitit 2022, kur ajo ishte gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, vajzën Jupiter. Në të njëjtën javë, dy miqtë e ngushtë të këngëtarit vdiqën papritur, ndërsa ai po përballej edhe me një çështje gjyqësore për këngën e tij “Shape of You”, në të cilën u akuzua për plagjiaturë, çështje që më vonë e fitoi.

ed sheeran

Pas lindjes së vajzës, Cherry iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin. Në një intervistë për podkastin Friends Keep Secrets, Sheeran rrëfeu:

“Dita kur Cherry më telefonoi dhe më tha se kishte kancer ishte ndoshta një nga ditët më të këqija të mia.”

Ai shtoi:

“Ishte ndoshta java më e keqe, sepse Jamal vdiq atë javë dhe menjëherë pas çështjes së gjyqit. Pastaj Shane vdiq. Ajo është mirë tani, bëri operacionin pas lindjes së fëmijës. Për fat të mirë, është plotësisht mirë.”

Ed Sheeran1

Këngëtari tregoi se fillimisht mjekët i kishin thënë se situata ishte serioze, por pas disa testesh, çifti mori lajmin e mirë: gjendja mund të trajtohej pas lindjes dhe gruaja e tij tashmë është plotësisht e shëndetshme.

Ed Sheeran3

Ed Sheeran

© Panoramaplus.al