13 Prill, 2023

Ed Sheeran dhe Mike Yung me një duet të improvizuar të mahnitshëm


Në një video të shpërndarë në Instagram, këngëtari i qytetit të Nju Jorkut, Mike Yung, shfaq hitin e ri të Sheeran “Eyes Closed” në stacionin “Church Avenue” në Brooklyn, sipas huffpost.com.

Pak çaste më vonë, vetë Sheeran afrohet nga pas dhe i bashkohet videos.

“Oh”, thotë Yung duke përqafuar Sheeran.

“Të dua shumë”, i thotë Sheeran.

Pasi përfunduan këngën së bashku, Sheeran e “ëmbëlsoi” marrëveshjen duke i ofruar Yung dy bileta për shfaqjen e tij.

“Faleminderit për biletat, shfaqja ishte e mrekullueshme”, shkroi Yung në Instagram të martën.

Këngëtari britanik performoi këngë nga albumi i tij i ardhshëm ”Kings Theater”.

Videoja e Yung është bërë virale disa herë për performancat e tij nga stacionet e metrosë në Nju Jork. Në vitin 2017, ai mori pjesë në sezonin e dymbëdhjetë të “America’s Got Talent” dhe arriti deri në gjysmëfinale.

Ai performoi hitin e Sheeran “Thinking Out Loud” në çerekfinale. Një klip i tij duke kënduar të njëjtën këngë në një stacion metroje është parë mbi 5 milionë herë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by iHeartRadio (@iheartradio)

© Panoramaplus.al