3 Dhjetor, 2020

E zbuloi 7 vite më parë në “X Factor”, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara vijnë për herë të parë me duet


Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë njohur në “X Factor Albania 2” rreth 7 vite më parë, kompeticion ku këngëtari ishte pjesë e jurisë, ndërsa 22-vjeçarja konkurrente.

Arilena Ara fitoi kupën e atij edicioni, që i hapë rrugën drejt suksesit jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun muzikor ndërkombëtar.

Dhe tani dyshja e famshme, do vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë së bashku, të titulluar “A i sheh”, që do publikohet së shpejti.

Lajmin e bënë të ditur vetë këngëtarët me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Arilena Ara publikoi foto me këngëtarin në një vend malor dhe shkroi: “A i sheh rreth teje bukuritë?”

Ndërsa Alban Skënderaj iu përgjigj: “I shoh, i shoh ??”

Dyshja nuk ka dhënë detaje për projektin, megjithatë pritet të jetë një super hit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al