Xhensila Myrtezaj publikoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram dhe i la të gjithë pa fjalë.

Këngëtarja u shfaq e veshur me një robdeshambër të bardhë, i cili ishte i hapur në pjesën e dekoltesë, duke e bërë të dukej shumë sensuale.

Xhensila shfaqej me një make up profesional, ndërkohë që flokët i kishte kapur. Mesa duket, këto janë prapaskenat e një seti fotografik ose të ndonjë projekti muzikor që këngëtarja mund të jetë duke sjellë për fansat e saj.

Fotot e bukura kanë marrë komente të shumta menjëherë, ku shumica prej tyre e komplimentonin për pamjen.

Edhe këtë herë, këngëtarja tregoi se është në super formë, gjë që e arrin nga stërvitja e vazhdueshme në palestër.



